Partey tha se ndryshoi emrin pas martesës me të dashurën e tij marokene në mars.
Lojtari nga Gana i Arsenlit, Thomas Parte, njoftoi sot se kishte ndryshuar emrin e tij në Yakubu pasi u konvertua në Islam në fillim të këtij viti, shkruan AA, transmeton Fol Drejt
Duke folur për shtypin ganez, 28-vjeçari tha se ai u rrit në mesin e muslimanëve dhe mori emrin Yakubu pasi u martua me të dashurën e tij marokene në mars.
Mesfushori do të vazhdojë të mbajë fanellën me “Thomas” në Arsenal, sipas shtypit britanik.
Partey, i cili iu bashkua Arsenalit nga Atletico Madridi në vitin 2020, luajti 26 ndeshje për “topçinjtë” sezonin e kaluar dhe shënoi 2 gola. /FolDrejt/