Presidenti turk Recip Tayyip Erdogan njoftoi se akomodimi universitar do të përdoret për strehimin e të prekurve nga tërmetet, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Studentët në Stamboll kanë lënë konviktet e tyre të universitetit për të lënë vend për të mbijetuarit.
Më shumë se një milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë nga këto tërmete.
Është një krizë në rritje, pasi autoritetet në Turqi dhe Siri përpiqen të gjejnë vende për të strehuar të prekurit. /FolDrejt/