Viti i kaluar në Evropë ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, sipas një raporti të Shërbimit Evropian të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S).
Sipas raportimeve, viti 2022 u karakterizua nga ekstreme dhe frika se viti 2023 mund të jetë edhe më i keq, raporton Figaro, përcjell Fol Drejt.
Në nivel global, tetë vitet e fundit janë shënuar me temperatura rekord, thuhet në raport, duke shtuar se përqendrimet atmosferike të gazeve serrë të dioksidit të karbonit dhe metanit vazhdojnë të rriten dhe të arrijnë nivele rekord, madje më të lartat në qindra mijëra vitet e fundit./FolDrejt/