I shumëpërfoluri i këtyre ditëve Korab Blakaj, i cili u përplas në distancë me Albulena Haxhiun, ministre e drejtësisë, është parë duke shëtitur në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
“Sherri” plasi kur Blakaj, i cili jeton dhe vepron në Austri, ironizoi me një postim të ministres Haxhiu, e cila e kërcënoi me denoncim në polici.
Mirëpo, ndonëse kanë kaluar dy ditë, ministrja nuk ka ndërmarr ndonjë veprim. Avokatë dhe njohës të këtyre çështjeve që u përfshinë në debat, e këshilluan që të mos ndërmarr ndonjë hap në këtë drejtim, meqë nuk ka bazë juridike për ta realizuar atë./FolDrejt/