Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Lee Jong-Sup, tha se vendi i tij synon të normalizojë marrëdhëniet midis Tokios dhe Seulit, ku vazhdojnë efektet e problemeve të Luftës së Dytë Botërore.
Ministri Lee trajtoi marrëdhëniet me fqinjin e saj bregdetar, Japoninë, në forumin “Shangri-La Dialogue” të mbajtur në Singapor nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog serioz me Japoninë”, tha Lee, duke shtuar se ata duan normalizim të marrëdhënieve Tokio-Seoul, pavarësisht problemeve të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas agjencisë Yonhap, duke theksuar se ata patën mundësinë të flisnin jozyrtarisht me homologun e tij japonez në ngjarjet në margjina të forumit, Lee tha se të dy vendet duan të ecin përpara në një drejtim pozitiv.
Nga ana tjetër, Lee deklaroi se ministri j Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, i cili u nis për në SHBA në fundjavë, planifikon të takohet me homologun japonez për të organizuar në një kohë të përshtatshme një vizitë në Tokio.
Nëse ministri Jin e realizon vizitën, do të jetë hera e parë që një ministër i Jashtëm i Koresë së Jugut viziton Japoninë që nga nëntori 2019.
Në vitet 1910-1945, kur Japonia kolonizoi Gadishullin Korean, “punëtorët e detyruar koreanë” dhe “gratë koreane të shfrytëzuara” në njësitë ushtarake njihen si “çështje të ndjeshme” midis fqinjëve bregdetarë./FolDrejt/