Duket se diplomacia ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut po dështon dhe kjo vërehet me testet e njëpasnjëshme të këtij vendi. Në mbrëmjen e kaluar Korea e Veriut ka kryer një test të ri raketor duke e quajtur “mjaft të rëndësishëm”. Ky vendim vjen vetëm pak ditë përpara se Pheniani të kritikonte ashpër vendet e BE-së në lidhje me sankcionet dhe “trajtimet provokative”.
Sipas Koresë së Veriut, BE është “qeni i SHBA-së”.
Takimi i paraparë në shkurt 2019 mes presidentëve Donald Trump dhe Kim Jong Un u shty për shkak të mos respektimit të marrëveshjeve, kurse një takim tjetër nuk është në shqyrtim e sipër, duke shtuar frikën se Korea e Veriut armatoset rëndë./Foldrejt.com