Koreja e Veriut ka konfirmuar se testoi një lloj të ri të një rakete balistike, një përshkallëzim domethënës nga testet raketore. Brenda muajit, shteti komunist ka testuar gjashtë raketa të ndryshme.
Testimi është kryer të dielën në mëngjes dhe ka qenë 200 milje larg bregdetit japonez, informon ministria e mbrojtjes e Japonisë.
Nisja e raketave nga Korea e Veriut është një alarm i madh për vendet e tjera, kjo pasi bën të mundur që të sulmojë shumë larg territorit të saj.
Akoma nuk dihet se për çfarë raketë bëhet fjalë./Foldrejt.com