Informacionet nga Korea Jugore tregojnë që shteti komunist ka sulmuar shtetin japonez përmes një rakete balistike me rreze të mesme veprimi, shkruan Fol Drejt.
Lajmin e transmeton gazetari hulumtues Martyn Williams përmes një postimi në rrjetin social Twitter, i cili tha se nisja e raketës ishte bërë nga Muphyong-ri, provinca Jagang. Ai shtoi se Korea Veriore ka lëshuar një raketë Hwasong-12 nga i njëjti vend më 30 janar të këtij viti.
Postimi i plotë:
“Nisja (e raketës) ishte nga Muphyong-ri, provinca Jagang, sipas NHK TV duke cituar qeverinë e Koresë së Jugut. Korea Veriore lëshoi një raketë Hwasong-12 nga i njëjti vend më 30 janar të këtij viti. Mediat koreano-veriore thanë se lëshimi ishte për të “verifikuar saktësinë e saj”. Ja një nga imazhet e asaj kohe:
The launch was from Muphyong-ri, Jagang province, according to NHK TV quoting South Korean government. NK launched a Hwasong-12 missile from the same location on January 30 this year. NK media said that launch was to “verify its accuracy.” Here’s one of the images from the time pic.twitter.com/GzQgWmXvsI
— Martyn Williams (@martyn_williams) October 3, 2022
/FolDrejt/