Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut thonë se Koreja e Veriut ka fluturuar disa dronë përtej kufirit të tyre të përbashkët.
“Mjetet ajrore pa pilot” shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut në zonat kufitare rreth provincës Gyeonggi, thanë shefat e përbashkët të shtabit të vendit, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportimeve, një nga dronët fluturoi deri në kryeqytetin Seul.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese përpara se të dërgonte avionë dhe helikopterë për t’i rrëzuar.
Një nga avionët luftarakë, një avion sulmues i lehtë KA-1, u rrëzua më vonë, por dy pilotët e tij shpëtuan të padëmtuar.
Avioni ra në tokë në kontenë Hoengseong, në lindje të Seulit, menjëherë pas ngritjes nga një bazë ajrore në qytetin e afërt Wonju, sipas forcave ajrore, të cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap.
Koreja e Jugut gjithashtu pezulloi avionët që ngriheshin dhe ulen në aeroportet e saj Incheon dhe Gimpo për rreth një orë.
Hera e fundit që një dron i Koresë së Veriut kaloi kufirin ishte pesë vjet më parë në qershor 2017./FolDrejt/