Autoriteti rregullator i mediave të Koresë së Jugut bllokoi aksesin në tre kanale YouTube të premten, duke përmendur pretendimet se Koreja e Veriut po i përdorte ato si një mjet lufte psikologjike kundër Seulit, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Komisioni i Standardeve të Komunikimit të Koresë bllokoi tre kanale për “bërjen e propagandës dhe synimin e audiencës koreane” me rekomandimin e Shërbimit Informativ Kombëtar, raportoi Yonhap News me bazë në Seul.
“Është detyra jonë t’i përgjigjemi fushatës psikologjike të Veriut”, citohet të ketë thënë një zyrtar i inteligjencës koreano-jugore nga agjencia e lajmeve.
Kanalet “Sally Parks SongA”, “YuMi Space DPRK Daily” dhe “New DPRK” nuk ofrohen tani në Korenë e Jugut.
Seuli shpesh akuzon Phenianin për përhapjen e propagandës anti-Seul, ndërsa Koreja e Veriut ka reaguar ashpër ndaj fushatave të fletëpalosjeve përtej kufirit me Korenë e Jugut. /FolDrejt/