Koreja e Jugut nënshkroi sot një marrëveshje me Ukrainën, e cila siguron një paketë ndihme financiare prej 130 milionë dollarësh për këtë vend të prekur nga lufta.
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua të martën si e dërguar speciale presidenciale me presidentin e Koresë së Jugut, Jun Suk-jeol, njoftoi zyra e presidentit të Koresë së Jugut, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ministria e Financave e Koresë së Jugut njoftoi se ministri Chu Kyung-ho dhe ministrja e ekonomisë ukrainase Yulia Sviridenko, të cilët morën pjesë në takimet e delegacionit në Seul, nënshkruan një marrëveshje për një paketë që do të përbëhet nga donacione ndihme dhe kredi./FolDrejt/