Koreja e Jugut e ka cilësuar si “ëndërr boshe” përpjekjen e Koresë së Veriut për t’u njohur si “shtet bërthamor” në arenën ndërkombëtare me kërcënimet e saj për lëshimin e raketave bërthamore, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Agjencia koreano-jugore “Yonhap” publikoi deklaratën e Ministrisë së Jashtme, sipas së cilës përfaqësuesi special për Çështjet e Paqes dhe Sigurisë së Gadishullit Korean, Kim Gunn tha se kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut nuk do ta ndihmojnë atë që ajo të identifikohet si “shtet bërthamor”.
Ai dënoi përpjekjet e Phenianit për t’u njohur si shtet bërthamor dhe shtoi se kjo është “ëndërr boshe”.
Duke dënuar formimin e marrëdhënieve të Koresë së Veriut në rajon “sipas shijes së saj”, Gunn i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të pengojë Korenë e Veriut që të fitojë valutë të huaj në mënyrë të paligjshme, pasi ajo kryen aktivitete kibernetike për të financuar programet e saj të raketave bërthamore.
Qeveria e Phenianit që nga fillimi i vitit 2022 e deri më tani ka kryer rreth 100 testime raketore./FolDrejt/