Një gjykatë e Seulit paditi Daniel Shin, bashkëthemeluesin e Terraform Labs, në lidhje me rënien e kriptomonedhave TerraUSD dhe Luna në maj të vitit të kaluar, kur u zhdukën investimet me vlerë rreth 34.14 miliardë euro.
Shin, ndër të tjera, akuzohet për mashtrim, shpërdorim detyre dhe përvetësim, por nuk është vendosur në paraburgim, raporton agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.
Daniel Shin, së bashku me themeluesin tjetër të Terraform Labs, Do Kwon, krijuan kriptovalutat TerraUSD dhe Luna./FolDrejt/