Të paktën tre pilotë u vranë dhe një u plagos rëndë kur dy avionë koreanë trajnimi KT-1 u përplasën në ajër dhe u rrëzuan në Korenë e Jugut, thanë zyrtarët.
Të dy avionët u ngritën nga baza e vendit juglindor të Sacheon, dhe incidenti ndodhi pesë minuta pasi aeroplani i parë u ngrit – avionët u përplasën rreth gjashtë kilometra në jug të bazës, shkruan AP, transmeton FolDrejt.
Në avion ishin dy pilotë stërvitor dhe dy instruktorë./FolDrejt/