Koreja e Jugut ngriti alarmin në nivelin më të lartë, për herë të parë në katër vitet e fundit, për shkak se disa pjesë të vendit regjistruan temperatura rekord prej mbi 38 gradë Celsius, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme dhe Sigurisë së Koresë së Jugut.
Vlerësohet se 23 persona në të gjithë vendin kanë vdekur si pasojë e temperaturave të larta, gjë që ka trefishuar numrin rekord të vdekjeve të vitit të kaluar nga temperaturat e larta në të njëjtën periudhë të vitit, raportojnë mediat lokale duke cituar shërbimin zjarrfikës, raporton Reuters.
Sipas matjeve zyrtare, temperatura më e lartë, 38.4 gradë Celsius, është matur të martën në qytetin Yeoju, në jug të Seulit.