Një aeroplan i Asiana Airlines u ul i sigurt sot në aeroportin në qytetin Daegu të Koresë së Jugut, pasi dera u hap në ajër gjatë fluturimit për në aeroport, tha zëdhënësi i kompanisë, duke shtuar se nëntë persona u dërguan në spital.
Sipas të dhënave të fluturimit, aeroplani u ul në aeroport rreth orës 12:40 pasdite me orën lokale dhe u ngrit nga ishulli Jeju një orë më parë, sipas të dhënave të fluturimit, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por disa pasagjerë janë dërguar në spital pasi nga tronditja kanë pasur probleme me frymëmarrjen, shtoi zëdhënësi i “Asian Airlines”./FolDrejt/