Koreja e Jugut është në dijeni të raporteve të lajmeve në lidhje me rrjedhjen e disa dokumenteve të klasifikuara ushtarake amerikane dhe planifikon të diskutojë “çështjet e ngritura” si rezultat i rrjedhjes me SHBA, tha sot një zyrtar i Koresë së Jugut.
New York Times raportoi sot se dokumentet e zbuluara përmbajnë detaje të diskutimeve të brendshme midis zyrtarëve të lartë të Koresë së Jugut rreth presionit të SHBA ndaj aleatëve për të ndihmuar në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe politikën e saj për të mos lejuar një gjë të tillë, raportoi Reuters.
Gazeta tha se Koreja e Jugut kishte rënë dakord të shesë predha artilerie për të ndihmuar SHBA-në të plotësojë rezervat e saj, duke këmbëngulur se “përdoruesi përfundimtar” duhet të jetë ushtria amerikane, por se zyrtarët e lartë të Koresë së Jugut ishin të shqetësuar se SHBA do t’ia kalonte ato Ukrainës./FolDrejt/