Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut përsëriti, në një bisedë telefonike më 8 prill, me homologun e tij ukrainas Alexei Reznikov, se dërgimi i armëve në Ukrainë do të ishte problematik, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Koreane, Bo Sung Chan.
Sipas zëdhënësit, ministri Su Vuk sqaroi se ka kufizime në ofrimin e armëve vdekjeprurëse për Ukrainën, duke pasur parasysh situatën e sigurisë në Korenë e Jugut dhe ndikimin e saj të mundshëm në gatishmërinë e ushtrisë së vendit.
Seuli ka treguar më parë se dërgesat e armëve vdekjeprurëse në Ukrainë janë problematike dhe se në vend të kësaj, në mars të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut dërgoi helmeta, ushqime, batanije, komplete mjekësore dhe tenda me vlerë 804,000 dollarë në Kiev./FolDrejt/