Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur një periudhë kombëtare zie për shkak të një rrëmuje gjatë festimeve të Halloween-it, pasi numri i vdekjeve është rritur në 153.
Presidenti Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte skenën e përplasjes së turmës, raporton SkyNews, transmeton Fol Drejt.
“Kjo është vërtet tragjike,” tha ai. “Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”.
Mediat koreano-jugore fillimisht raportuan se gjithsej 151 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul të shtunën mbrëma, ndërsa të paktën 82 u plagosën.
Por kishte frikë se numri mund të vazhdojë të rritet pasi 19 persona në mesin e 82 të trajtuarve për lëndime janë në gjendje kritike dhe tani raportohet se 153 janë deklaruar të vdekur./FolDrejt/