Koreja e Veriut ka vendosur të ndërmarrë “hapa konkretë të rëndësishëm” për të penguar luftën, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
Vendimi u mor në një takim të Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë së Punëtorëve në pushtet, të kryesuar nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Në raport thuhet se masat janë një përgjigje ndaj situatës aktuale, në kuadër të “provokimeve luftarake nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut, të cilat kanë arritur në vijën e kuqe”.
KCNA nuk specifikon se për cilat masa bëhet fjalë.
Koreja e Jugut dhe SHBA-ja janë planifikuar të fillojnë nesër stërvitjen e përbashkët ushtarake Mburoja e Lirisë./FolDrejt/