Nga Korea e Veriut bëhet me dije se është kryer një “super test i madh” i sistemit raketor mbrojtës, shkruan foldrejt.com. Edhe Korea e Jugut e ka konfirmuar lajmin për një test të “dy predhave të panjohura”, ku sipas gjitha gjasave kanë rënë në detin korean.
Përkundër fillimeve të bisedimeve mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, të dyja vendet janë larg arritjes së marrëveshjes. Mes tjerash, Korea Veriore kërkon largimin e menjëhershëm të sankcioneve, kurse Perëndimi ndaljen e aktiviteteve të rrezikshme ushtarake./Foldrejt.com