Pretendohet se Koreja e Veriut ka kërkuar ndihmë nga Rusia në çështjen e transferimit të teknologjisë e cila mund të ndihmojë në zhvillimin e armëve bërthamore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në lajmin e “Daily NK” të cilin e bazon mbi zyrtarët koreano-verior, thuhet se qëllimi kryesor i pritjes në mënyrë madhështore të delegacionit rus në ceremoninë e parakalimit ushtarak që u mbajt për festimin e “fitores” së Koresë së Veriut në Luftën e Koresë, ishte që të merrte mbështetjen nga Moska për bashkëpunim teknik në çështjen e zhvillimi të armëve bërthamore.
Në lajm thuhet se zyrtarët kanë thënë se Koreja e Veriut ka kërkuar nga Rusia “më shumë se dhuratat e thjeshta të grurit ose naftës”, përfshirë transferimin ose bashkëpunimin për teknologjitë që mund të ndihmojnë në zhvillimin dhe funksionimin e armëve bërthamore.
Qëllimi që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ndau kohë ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që të flasë rreth armëve strategjike të vendit të tij, është të tregojë se Koreja e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm pasi ka marrë ndihmën teknike ruse në fazat e para të zhvillimit të armëve bërthamore.
Po ashtu pretendohet se Kim Jong-un në të njëjtën kohë synon që të shprehë edhe mundësinë e kryerjes së bashkëpunimit teknik me Moskën.
Pretendimi se Koreja e Veriut i ka siguruar armë Rusisë
Pretendohet se Koreja e Veriut që nga viti i kaluar i ka dërguar Rusisë municione, bomba dore, predha topi dhe armë të tjera konvencionale dhe se në këmbim të kësaj ka marrë ndihmë me grurë, gaz natyror, naftë dhe në fusha të tjera.
“Daily NK” në një intervistë në muajin dhjetor me një zyrtar të lartë të Koresë së Veriut, konfirmoi se Koreja e Veriut ka siguruar armë konvencionale për Rusinë në këmbim të naftës dhe gazit.
Gjithashtu edhe zyrtarët amerikanë pretendojnë se qëllimi i vizitës së ministri rus Shoigu në Korenë e Veriut është të blejë armë të reja nga ky vend.