Koreja e Veriut ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se po dërgon armë në Rusi në mënyrë të fshehtë për luftën e saj në Ukrainë, duke thënë se kurrë nuk i kishte shitur armë Moskës dhe nuk kishte plane ta bënte këtë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Deklarata e së martës në Agjencinë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA) vjen pasi zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha javën e kaluar se SHBA kishte informacione që tregonin se Koreja e Veriut po furnizonte Rusinë me një numër “të konsiderueshëm” predha artilerie./FolDrejt/