Koreja e Veriut dënoi kalimin e Japonisë në strategjinë e re të mbrojtjes kombëtare dhe paralajmëroi se kundër kësaj do të ndërmarrin “masa më të fuqishme ushtarake”.
Sipas lajmit të agjencisë Yonhap në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut thuhet se Japonia duke miratuar politikën e saj kundër-sulmuese ndaj vendeve të tjera përbën kërcënim serioz të sigurisë për rajonin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Me politikën e re të sigurisë së Japonisë kanë ndryshuar rrënjësisht kushtet e sigurisë në Azinë Lindore. Japonia ka bërë zgjedhje ‘të gabuar dhe shumë të rrezikshme’ dhe se Koreja e Veriut kundër kësaj strategjie do të ndërmarrë ‘masa ushtarake më të fuqishme'”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratën ku dënohet politika e re e sigurisë së Japonisë që do të kalojë në strategjinë për të fituar kapacitetin për të goditur bazat e armikut, thuhet se “Në përgjigje të veprimit të padrejtë dhe ekstremisht ambicioz të Japonisë, Republika Popullore Demokratike e Koresë (Koreja e Veriut) do të vazhdojë të tregojë se sa e shqetësuar dhe e pakënaqur është nga veprimi aktual”.
– “Japonia e cilëson Korenë e Veriut si “një kërcënim më i afërt dhe më serioz se më parë”
Japonia më 16 dhjetor bëri ndryshim në politikat e saj të sigurisë që ka ndjekur pas Luftës së Dytë Botërore dhe kaloi në strategjinë për të pasur kapacitetin për të goditur bazat e armikut.
Japonia ndryshoi politikën e saj të mbrojtjes përballë kërcënimeve rajonale, përfshirë ekspansionizmin ushtarak të Kinës në Paqësor dhe programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.
Sipas politikave të përditësuara të mbrojtjes, Kina është cilësuar si “sfida më e madhe strategjike” ndërsa Koreja e Veriut si një “kërcënim më i afërt dhe më serioz se më parë”.
Më tej thuhet se Japonia “nuk mund të përballonte vetëm mbrojtjen raketore situatën ku vende të tilla si Kina dhe Koreja e Veriut rifurnizojnë në masë të madhe fortifikimet e tyre raketore”.
Në kuadër të kapacitetit u vu re “nevoja e Japonisë për të fituar aftësinë e kundërsulmit efektiv në rajonin e armikut si një masë minimale e vetëmbrojtjes”.
Sipas strategjisë, në situata emergjente, Japonia, me qëllim për të parandaluar sulmet do të ketë kapacitet ushtarak “për sulm të drejtpërdrejt në territorin e një vendi tjetër”./FolDrejt/