Koreja e Veriut lëshoi tri raketa balistike drejt lindjes, vetëm disa orw pasi përfundoi vizita e presidentit amerikan Joe Biden në Azi.
”E para ishte një raketë balistike ndërkontinentale e dyshuar (ICBM) që fluturoi afërsisht 360 kilometra në një lartësi prej 540 kilometrash”, theksoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS).
Raketat me aftësinë për të udhëtuar më shumë se 5500 kilometra llogariten si ICBM.
Dy raketat e tjera u konsideruan si raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.
”Ministria e Mbrojtjes e Japonisë konfirmoi gjithashtu lëshimin e tre raketave nga Koreja e Veriut, duke deklaruar se të paktën dy ishin raketa balistike dhe e treta ishte duke u analizuar”, raportoi agjencia Kyodo.
Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat mund të mbajnë një kokë bërthamore.
Që nga fillimi i këtij viti, vendi ka testuar disa herë raketa, duke përfshirë një ICBM./abcnews.al