Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mbikëqyri testimin e suksesshëm të një arme të re të drejtuar taktike, e rëndësishme për përmirësimin e efikasitetit të operacioneve taktike bërthamore, njoftuan mediat shtetërore të Koresë së Veriut.
Sistemi i ri i armëve ka “një rëndësi të madhe në përmirësimin drastik të fuqisë së zjarrit të njësive të artilerisë me rreze të gjatë në vijën e frontit dhe rritjen e efektivitetit të armëve bërthamore taktike të DNRK dhe diversifikimin e misioneve të tyre të fuqisë së zjarrit”, raportoi Agjencia e Re Qendrore Koreane (KCNA)./FolDrejt/