Koreja e Veriut konfirmoi se një ditë më herët ka se testuar raketën e saj të sapozhvilluar hipersonike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, një zyrtar i mbrojtjes tha se Akademia e Shkencave të Mbrojtjes së vendit testoi një raketë hipersonike të mërkurën. Nisja testuese u ndoq nga drejtuesit më të lartë të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe zyrtarë të mbrojtjes.
“Sukseset e njëpasnjëshme në lëshimet testuese në sektorin e raketave hipersonike kanë rëndësi strategjike meqë shpejtojnë modernizimin e forcave të armatosura strategjike të shtetit të paraqitur në Kongresin e 8-të të Partisë dhe ndihmojnë në përmbushjen e detyrës kryesore më të rëndësishme nga pesë prioritetet për sektorin e armëve strategjike në planin pesëvjeçar”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Agjencia qendrore koreane e lajmeve.
Raketa bëri “lëvizje anësore 120 km” nga azimuti fillestar i nisjes dhe goditi saktësisht një objektiv të caktuar 700 kilometra larg, thuhet më tej.
Gjithashtu u verifikua besueshmëria e sistemit të ampulës së karburantit në kushtet e motit të dimrit.
Në tetor të vitit të kaluar, Koreja e Veriut për herë të parë konfirmoi se zhvilluan raketën hipersonike dhe e testuan atë.
Raketat hipersonike zakonisht fluturojnë pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit, ose 6.125 kilometra në orë, duke u dhënë pak kohë armiqve për t’u përgjigjur, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Të mërkurën, ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut shkrepi një raketë balistike drejt Detit Lindor në testin e parë të tillë të vitit të ri.