Duke kritikuar ShBA-në për hipokrizi “gangsterësh” mbi lëshimin e dështuar të vendit të saj të një sateliti spiun ushtarak, motra e liderit të Koresë së Veriut këmbënguli të enjten se një lëshim i suksesshëm do të bëhet së shpejti, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Në një deklaratë, Kim Yo Jong, e cila është gjithashtu zëvendës drejtoreshë e departamentit të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, tha se ShBA nuk ka të drejtë të kundërshtojë të drejtën sovrane të një shteti.
“ShBA-ja po zbulon hapur armiqësinë e saj të ashpër ndaj DPRK-së (Koreja e Veriut) lidhur me lëshimin e satelitit të saj të zbulimit ushtarak që i përket të drejtës së saj për vetëmbrojtje”, tha Kim në deklaratën e saj, të publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
Deklarata e saj erdhi pasi ShBA-ja të mërkurën dënoi lëshimin e satelitit spiun ushtarak të Koresë së Veriut dhe u bëri thirrje vendeve të tjera ta denoncojnë atë.
Kim përsëri refuzoi të lëvizë për dialog, duke thënë se vendi i saj do të vazhdojë kundërveprimin.
“Ne nuk kemi përmbajtje të dialogut dhe nuk ndiejmë domosdoshmërinë e dialogut me ShBA-në dhe ushtruesit e saj që përsërisin shpesh ‘fundin e regjimit’ dhe ‘përmbysjen e sistemit’”, shtoi ajo.
Të mërkurën, Koreja e Veriut lëshoi raketën e saj satelitore të tipit të ri “Chollima-1”, e cila u rrëzua në Detin Perëndimor të Koresë.
Masa u dënua nga ShBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe Australia dhe u quajt shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /FolDrejt/