Koreja e Veriut njoftoi sot se SHBA-ja shkeli sovranitetin e saj duke paraqitur situatën e të drejtave të njeriut në atë vend në një takim në Kombet e Bashkuara, njoftoi agjencia shtetërore KCNA.
Pheniani akuzoi gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres se “i ka hedhur benzinë zjarrit” në Gadishullin Korean, tha agjencia, raportoi Reuters.
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi (SRBM) nga bregu i saj perëndimor më herët sot, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut./FolDrejt/