Në takimin e fundit të partisë në pushtet, udhëheqja e Koresë së Veriut e quajti lëshimin e dështuar të një sateliti ushtarak muajin e kaluar dështimin më të madh, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.
Një takim i zgjeruar u mbajt midis të premtes dhe të dielës dhe u dërgoi një mesazh punëtorëve dhe studiuesve që të analizojnë nisjen e dështuar dhe të përgatiten për një tjetër në të ardhmen e afërt, raportoi Reuters.
Sipas KCNA, ata që janë përgjegjës për lëshimin e satelitit janë “kritikuar rëndë”, transmeton Fol Drejt.