Njoftimi i Koresë së Veriut u pa si një përpjekje për të forcuar unitetin e njerëzve pas Kim, në një kohë kur ai përballet me vështirësi ekonomike nga pandemia, kërcënimi i sigurisë që vjen nga një aleancë ushtarake e forcuar SHBA-Kore e Jugut dhe probleme të tjera.
Koreja e Veriut tha sot se lëshimi i saj i fundit i raketës ishte një provë e armëve të saj taktike bërthamore, që synonte të godiste dhe shkatërronte objektivat e mundshëm të Koresë së Jugut dhe Amerikës, njoftuan mediat shtetërore të Phenianit.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka lënë të kuptohet se ai mund të kryejë më shumë teste në javët e ardhshme./FolDrejt/