Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga bregu i saj lindor, njoftuan sot zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut.
Që nga fillimi i këtij viti, Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se dy duzina raketa balistike, përfshirë atë që fluturoi mbi Japoni.
Raketat u lëshuan nga zona Tongcheon e provincës Gangwon, në bregun lindor të Koresë së Veriut, katër ditë pasi Pheniani dhe Seuli shkëmbyen të shtëna paralajmëruese nga bregu perëndimor mes tensioneve në rritje, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.