Pavarësisht problemeve të saj ekonomike, Koreja e Veriut vazhdon të ndajë edhe këtë vit një pjesë të madhe nga buxheti për mbrojtjen.
Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA), lideri verikorean Kim Yong-un nuk mori pjesë në seancën dyditore të Parlamentit ku u mbajtën bisedimet për buxhetin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa rriti buxhetin me 1.7 për qind, Kuvendi Kombëtar duke ndarë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për shpenzimet e mbrojtjes vendosi të mbajë buxhetin e mbrojtjes në të njëjtin ritëm si vitin e kaluar (15.9 për qind).
KCNA theksoi se pjesa e mbrojtjes në buxhet u mbajt e njëjtë me vitin e kaluar “për të forcuar më tej parandalimin ushtarak të vendit si në cilësi ashtu edhe në sasi dhe për të garantuar dinjitetin dhe sigurinë e vendit dhe të popullit”.
Në seancën dyditore të Parlamentit u vendos të bëhet një marrëveshje e re ligjore për të luftuar aktivitetet propagandistike kulturore të Koresë së Jugut kundër Koresë së Veriut.
Theksohet se Parlamenti ka vendosur që 45 për qind të buxhetit t’i kushtojë zhvillimit të ekonomisë dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve.
Koreja e Veriut lëshoi më shumë raketa në vitin 2022 sesa në vitet e mëparshme dhe këto lëvizje rritën tensionet në Gadishullin Korean dhe Azinë Lindore.
Qeveria e Phenianit, e cila lëshoi më shumë se 90 raketa të llojeve dhe rrezeve të ndryshme në drejtimet lindore dhe perëndimore, lëshoi 23 raketa brenda një dite në fillim të nëntorit./FolDrejt/