Koreja e Veriut ka konfirmuar se do të lëshojë një satelit spiun ushtarak në qershor, përballë “aktiviteteve të rrezikshme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.
“Sateliti numër 1 i zbulimit ushtarak do të lëshohet në qershor,” tha Ri Pyong-chol, nënkryetar i komitetit ushtarak të partisë në pushtet, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se Koreja e Veriut po lëshon satelitin “në përgjigje të aktiviteteve të rrezikshme ushtarake të SHBA-së dhe vasalëve të saj”.
Japonia tha dje se kishte marrë njoftim nga Koreja e Veriut për një lëshim të ardhshëm satelitor, për të cilin Tokio pretendon se mund të fshehë një lëshim rakete balistike.
Sipas autoriteteve japoneze, nisja duhet të jetë midis 31 majit dhe 11 qershorit./FolDrejt/