Koreja e Veriut mbajti një paradë ushtarake gjatë natës në Phenian për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj, e cila shfaqi numrin më të madh të raketave balistike ndërkontinentale deri më sot, njofton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në një paradë ushtarake me vajzën e tij, e cila konsiderohet si pasardhëse e mundshme e babait të saj si udhëheqëse e Koresë së Veriut, raporton Reuters.
Koreja e Veriut parakaloi më shumë raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) se kurrë më parë, njësi taktike bërthamore dhe la të kuptohet për armë të reja me karburant të ngurtë, raporton media shtetërore, transmeton Fol Drejt.