Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu në Twitter se predha mund të jetë një raketë balistike.
Koreja e Veriut ka lëshuar diçka që mund të jetë një raketë balistike sot, njoftuan ushtria japoneze dhe mediat koreano-jugore, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut gjuajti një predhë nga bregu i saj lindor, dhe agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raportoi se ushtria beson se ishte një raketë balistike, shkruan agjencia britanike.