Koreja e Veriut pretendon se me satelitin spiun “Malligyong-1” ka fotografuar bazën ajrore të SHBA-së që ndodhet në ishullin Guam në Paqësor.
Sipas lajmit të Yonhap, Agjencia Zyrtare Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) pretendon se sateliti spiun ka fotografuar bazën ajrore “Andersen” të SHBA-së në Guam dhe portin Apra dhe se fotografitë ia ka përcjellë Phenianit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
KCNA ka vënë në dukje se pamjet janë siguruar në orën 09:00 sipas kohës lokale dhe se sateliti do të fillojë detyrën zyrtarisht më 1 dhjetor.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili ka ekzaminuar fotot, tha se Pheniani duhet të vendosë më shumë satelitë në orbitë për të rritur “aftësinë e tij të vetëmbrojtjes dhe efektivitetin e sulmeve ushtarake”.
Zyrtarët e Koresë së Veriut njoftuan se sateliti “Malligyong-1” u vendos me sukses dje në orbitë.