Faqja kryesore e propagandës së Koresë së Veriut, Uriminzokiri, kritikoi sot presidentin e ri të Koresë së Jugut, Yun Suk Yeol, duke e cilësuar atë si në favor të Shteteve të Bashkuara.
“Yun Suk Yeol tronditi me komente të tilla të pakuptimta si “goditja parandaluese” dhe “armiku kryesor” (për Korenë e Veriut) dhe inkurajoi çmendurinë konfrontuese duke folur për një aleancë më të fortë midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara” thuhet në raportin e faqes./FolDrejt/