Koreja e Veriut prezantoi koka të reja bërthamore më të vogla dhe udhëheqësi i atij vendi, Kim Jong Un, vizitoi Institutin e Armëve Bërthamore dhe bëri thirrje për një rritje të prodhimit të këtij lloji të armëve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.
Kim Jong Un vuri në dukje se armiku i Koresë së Veriut nuk është ndonjë vend apo një grup i caktuar njerëzish, por vetë lufta dhe shkatërrimi bërthamor, raporton Reuters.
Sipas tij, politika e zgjerimit të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut synon ekskluzivisht mbrojtjen e vendit dhe paqen dhe stabilitetin rajonal, transmeton Fol Drejt.