Të paktën tre fabrika në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian dhe shumë sosh në pjesë të tjera të vendit po prodhojnë “sasi të mëdha” uniformash dimërore, të brendshme dhe këpucësh për ushtarët rusë që po luftojnë kundër Ukrainës, raportoi Radio Free Asia, shkruan TheKyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit, fabrikat po përdorin lëndë të para ruse dhe po planifikojnë të eksportojnë uniforma të gatshme përmes trenit të mallrave Tumen River-Khasan. Itinerari u rifillua më 2 nëntor pas një pauze gati tre vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19.
“Me këto porosi të reja për uniforma ushtarake për ushtarët rusë në Ukrainë, disa nga fabrikat e veshjeve në Phenian po fitojnë sërish nga të huajtë”, pas një pauze të detyruar për shkak të pandemisë, tha një nga burimet për Radion Azia e Lirë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të ndaluar të gjitha eksportet e tekstilit nga Koreja e Veriut në 2017. Më herët, më 4 nëntor, ambasada ruse në Phenian tha se Rusia “është e interesuar të blejë rroba dhe këpucë” nga Koreja e Veriut. /FolDrejt/