Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketat e reja balistike në Detin e Japonisë. Edhe pse vendit i është ndaluar të bëjë prova me raketa të tillë, regjimi i Kim Jong Un ka provuar armët kërcënuese.
Armët shihen si një kërcënim nga Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por sërish Koreja e Veriut ka vendosur që ti provojë.
Pas lëshimit të raketave balistike, që janë të parat pas marrjes së detyrës nga Joe Biden, kanë ardhur reagimet e para ndërkombëtare. Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar provën.
Po ashtu edhe nga SHBA ka ardhur një reagim. Komanda e Paqësorit të SHBA, e cila mbikëqyr forcat ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit, tha se prova është “kërcënim nga programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për fqinjët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar“.