Koreja e Veriut pretendon se rreth 800,000 qytetarë të atij vendi shprehën dëshirën e tyre për t’u bashkuar vullnetarisht në ushtri në vetëm një ditë për të luftuar kundër SHBA-ve.
Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut Rodong Sinmun raporton se rreth 800,000 studentë dhe punëtorë në të gjithë vendin kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u regjistruar në ushtri vetëm të premten, raporton Reuters.
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale Hwasong-17 të enjten në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Korenë e Jugut, për të cilat udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se po rrisin tensionet në rajon./FolDrejt/