Pheniani hodhi poshtë sot transaksionet e supozuara të armëve me Rusinë dhe paralajmëroi SHBA-në për një “rezultat të padëshiruar” nëse vazhdojnë të përhapin thashetheme të tilla, raporton Yonhap.
Zyrtari i lartë Kwon Jong-gun, drejtor i departamentit të çështjeve të SHBA-së në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut, pretendon se SHBA po përhap edhe një herë “thashetheme të pabaza” për tregtinë e armëve midis Phenianit dhe Moskës në një përpjekje për të justifikuar ndihmën e saj të armëve për Kievin, përcjell Fol Drejt.
“Përpjekja për të njollosur reputacionin e Koresë së Veriut duke shpikur diçka që nuk ekziston është një provokim i rëndë që nuk mund të lejohet dhe nuk mund të mos provokojë një reagim prej saj”, tha Kwon në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA)./FolDrejt/