Koreja e Veriut akuzoi sot SHBA-në dhe Korenë e Jugut për intensifikimin e “shantazhit bërthamor” me stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe tha se do të marrin masat e duhura kundër “çmendurisë së luftënxënësve”.
“Komplot i tyre për të na shtypur ushtarakisht është një tjetër tregues i qartë se marrëzia e luftënxënësve të armikut ka arritur në një pikë ku nuk mund të anashkalohet më,” njoftoi agjencia shtetërore KCNA, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se “zhurma e furishme e luftës bërthamore midis kryekomandantëve amerikanë dhe kukullave” me siguri do të çojë në përgjigjet e duhura./FolDrejt/