Koreja e Veriut testoi një raketë balistike që u ul në det midis Gadishullit Korean dhe Japonisë, tha ushtria e Koresë së Jugut, vetëm disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yul të udhëtonte në Tokio për një takim me drejtuesit kryesorë japonezë.
Gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat Koreja e Veriut i ka denoncuar si aktivitete armiqësore, Pheniani ka kryer pothuajse çdo ditë teste të raketave të tij balistike, raporton Reuters.
Një deklaratë nga Shefat e Përbashkët të Shtabit të Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut kishte lëshuar të paktën një lloj të panjohur rakete balistike nga një vend në bregun e saj lindor, transmeton Fol Drejt.