Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të një droni sulmues nënujor me aftësi bërthamore, sipas mediave shtetërore.
Vendi testoi të ashtuquajturin Haeil-2 më shumë se një javë pasi zbuloi një sistem të ri drone nënujor të quajtur Haeil-1, që përkthehet në “tsunami” në koreanisht dhe është krijuar për të ndërmarrë sulme të fshehta në ujërat e armikut, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Analistët janë skeptikë nëse automjeti nënujor është gati për vendosje, por thonë se Koreja e Veriut është e etur të shfaqë armatimin e saj të larmishëm kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, të cilat kanë kryer stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë javët e fundit.
Testi i fundit u zhvillua nga 4 prilli deri më 7 prill, raportoi të shtunën media shtetërore KCNA./FolDrejt/