Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka komentuar shkarkimin e tij nga dega e kësaj partie në Rahovec, duke e konsideruar si të padrejtë dhe si huqje të organizatës.
Këto komente ai i bëri në emisionin Portotol të klankosovës, transmeton Fol Drejt.
“Ka qenë i padrejtë dhe është huqje e organizatës. Ndodh shpesh që të ndikohemi padrejtësisht nga të tjerët. Ka pasur ankesa për Kodin Civil për deputetët që nuk e kanë votuar dhe janë ankuar të kryetari dhe kryesia që të merren masa”, ka thënë Korenica në emision.
“Ka qenë huqje e madhe. Dëmi i është sjell organizatës jo mua. Reagimi im ka qenë që organizata [Vetëvendosje] po dëmtohet. Kemi pasë ngritje në mbështetje në zgjedhje në komunë e Rahovecit, ku kemi mbërri të jemi forca e dytë”, ka shtuar ai.
Tutje, Korenica ka thënë se pavarësisht kësaj, ai do të vazhdojë të punojë me intensitet edhe më të lartë./FolDrejt/