Korona virusi po mund autoritetet e kontrolleve terminale nëpër kufi, pasi tashmë ajo është prezent në Kroaci, Austri dhe rasti i parë është raportuar edhe në Zvicër, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media helvete blick.ch.
Gjithashtu, shifrat e koronavirusit në Itali janë rritur në 7 të vdekur dhe 287 infeksione: 212 raste dhe 6 viktima në Lombardi; 42 raste dhe një vdekje në Veneto; 23 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili.
Italia ka marrë edhe masa konkrete, ku deri më 15 mars ndërkohë janë pezulluar të gjitha aktivitetet shkollore si ekskursione apo projekte shkëmbimi apo binjakëzimi.
Tashmë shpëtimi në korona virusi është vetëm se higjiena personale dhe me shpresë që së shpejti të gjendet ilaçi i kurimit të saj. Sëmundja e saj mund të zgjasë deri në 6 javë, por rreziku qëndron se ajo mund të rikthehet./Foldrejt.com