Amabasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë të martën si pasojë e infektimit me COVID-19.
“Një tjetër viktimë e këtij virusi të tmerrshëm ishte babai im, i cili vdiq dje. Ai pati një jetë të gjatë të mbushur me lumturi, por kjo nuk e shlyen mërzinë për humbjen e tij”, ka shkruar të mërkurën mbrëma Godfrey në njoftimin për humbjen e babait, raporton Gazeta Express.
Godfrey ka gjetur fjalë që të bëjë edhe thirrje për të qëndruar të sigurt.
“Ju lutem qëndroni të sigurt, do ta mposhtim këtë sëbashku. Faliminderit të gjithëve për lutjet tuaja”, ka përfunduar Godfrey.
Ngushëllime për humbjen e babait i kanë shprehur shumë njerëz, ndër ta edhe emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.