Shportat po dezinfektohen. Pastrimi i dyshemesë, po bëhet vazhdimisht. E në pjesën ku bëhen pagesat, qytetarëve po u kërkohej të mbajnë distancën.
Këshillat i dëgjon secili klient që hyn brenda këtij marketi.
Ndërkohë, tekstili dhe disa sektore të tjera po qëndrojnë të mbyllura.
Marketet në Prishtinë, që nga e Marta kanë filluar të respektojnë rregullat e reja të cilat I ka vënë Komuna e Prishtinës.
Ani pse ato kanë për qëllim ti ruajnë klientët nga virusi, dikujt nuk po i pëlqenin.
E disa prej klientëve, madje as nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse.
Madje pa doreza, po preknin edhe pemët e perimet.
Një situatë e tillë u pa edhe tek arka.
E pajisjen e punëtoreve me masa mbrojtëse, klientët po e shohin si të domosdoshme.
Ndërkohë, një kliente tjetër, masat e reja në markete po i sheh si pozitive.
E në makete më të mëdha, u pa se ishte më e vështirë të mbahet distanca.
Ani pse në çdo pjesë pati porosi ku kërkohej distanca një gjë e tillë nuk u respektua.
E një prej masave të reja të sigurisë, nga Komuna e Prishtinës, ishte edhe pajisja me mjete mbrojtëse nga ana e klientëve.
Gjatë ditës, ky rregull u pa se po respektohet nga qytetarët por pati edhe të atillë që u kthyen.
Ndërkohë, drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, tha se gjatë të Martës nuk kanë dashur të shqiptojnë dënime me gjobë për ata që nuk respektuan këto masa.
Por nëse ditëve në vijim këto masa nuk respektohen, kryetari i Komunë, Shpend Ahmeti, ka treguar se sa do të jenë gjobat.
E masat që janë marrë deri tani nga Komuna e Prishtinës, ka qenë ndalimi i trafikut urban, mbyllja e parqeve dhe shesheve kryesore në kryeqytet, si dhe masat e reja në gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore dhe bizneseve.